SHBA, frikë për një tjetër masakër në Siri

12/06/2012 03:25

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur frikën se qeveria siriane mund të jetë duke organizuar një tjetër masakër në qytetin e Haffas në provincën e Latakias, ku vëzhguesve ushtarakë të OKB-së u është mohuar hyrja.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon tha më parë se është jetike që vëzhguesit të lejohen të hyjnë në qytet.

Ai dhe i dërguari i paqes Kofi Anan shprehën shqetësimin e madh për dhunën që po ndodh atje.

Një korrespondent i BBC-së që udhëtonte së bashku me vëzhguesit e OKB-së dëshmoi bombardimin e vazhdueshëm në qytetin e vjetër të Homs-it.

Vëzhguesit e OKB-së ndodhen në Siri për të monitoruar zbatimin e armëpushimit, të ndërmjetësuar dhe supozuar nga Z. Anan, i cili edhe pse është i mirë hartuar, nuk po zbatohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA