Reagimi i Ramës: Preferoj FRESSH-in

11/06/2012 23:30

Edi Rama ka folur pak orë pas zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës, duke deklaruar se nuk e ka ndjekur votimin në Kuvend dhe se ka preferuar përpara tij ka preferuar aktivitetet e forumit rinor eurosocialist.

“Unë i kam bërë të gjitha vlerësimet e mia për procesin, kam shprehur edhe keqardhjen time. Nuk e kam ndjekur votimin kam preferuar të merrem nga afër me këtë organizim për ditën e nesërme”, tha Rama.

Rama foli edhe për kongresin e FRESSH-it, ku pritet të zgjidhet edhe kryetari i këtij forumi, teksa për disa javë rresht 6 kandidatët kanë shpalosur programin e tyre.

“Pa asnjë dyshim nesër nuk mbaron por fillon një fazë e re për FRESSH-in dhe një betejë e cila jam i bindur do të jetë një energji e jashtëzakonshme plus për PS dhe opozitën në përpjekjen për të fituar zgjedhjet dhe qeverisur Shqipërinë për një rilindje shiptare”, mbylli Rama.  

Top Channel