Në ditën e tretë të protestës, banorët e komunës së Bradasheshit në Elbasan kanë bllokuar mjetet e rënda të firmës kontraktore e cila po kryen punimet në autostradën Elbasan-Tiranë.

Ata janë përplasur edhe me forcat e ndërhyrjes së shpejtë që ishin aty për të mbështetur vijimin e punimeve.

Banoret kanë kërkuar rivlerësim të cmimit të tokës që do të shpronësohet nga shteti. Sipas tyre cmimi me të cilën është vlerësuar toka  është mjaft i ulët, i cili  varion nga 400 -180 lekë për metër katror.

Kreu  i Drejtorisë së Shpronësimeve  pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve në Tiranë, Abedin Muça ka nisur negociatat për të rënë në një marrëvshje të përbashkët për lejimin e firmës kontraktues që të kryejnë punimet

Forcat e rendit kanë larguar  me forcë banorët nga vendi ku po kryhej protesta për të lejuar ndërhyrjen e mjeteve të rënda në hapjen e rrugës. Mësohet se protestat nuk do të ndalen por do të vijojnë edhe në ditët e tjera.

Top Channel