Tragjedia, dy vajzat për kurim në Austri

23/05/2012 00:00

Dy  studentet e plagosura në aksidenitn e Himarës, Florije Peci dhe Eriselda Guberi, të cilat janë në një gjendje më të rëndë  shëndetësore, do të transprotohen të enjten në mëngjes në një klinikë të specializuar në Austri.

Ministri i Shëndetësisë, Petrirt Vasili ka konfirmuar këtë së bashku me ambasadorin austriak në Tiranë. Dy pacinetet do të trasnportohen me ambulanca nga Spitali Ushtarak drejt aeroportit të Rinasit ku më pas do të nisen me një avion sanitar drejt Austrisë.

Petrit Vasili, Ministër i Shëndetësisë: Doja të nënvizoja mbështetjen e jashtëzakonshme të Raiffaisen Bank dha në këtë operacion për të mundësuar transportin tepër të komplikuar me avion sanitar, dhe në këtë mënyrë hapen mundësi të reja për një trajtim sa më pozitiv dhe shpresëmadh për të dyja vajzat duke eksploruar mundësitë maksimale që shkenca e mjekësisë ofron për raste të tilla.

Florian Rauning, Ambasadori i Austrisë në Tiranë: Me një bashkëpunim dy-ditor bashkë me ministrinë, me spitalin, me shoqatën “Aleanca për fëmijët” në Austri dhe me Raiffaisen Bank kemi arritur të sigurojmë transportin për dy vajzat në Austri.

“Ne kemi marrë masat me ekipet tona të reanimacionit, me personelin e nevojshëm që shërben në reanimacion, por edhe me mjetet tona që mund t’u them që kemi mjet shumë të mirëpajisur, ne që në mëngjes kemi marrë masat që të sëmurët të transportohen sipas kushteve mjekësore drejt aeroportit të Rinasit”, deklaroi Drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj.

Ndërkohë në Spitalin Ushtarak kanë dalë nga reanimacioni në pavion, gjashtë nga nëntë vajzat që kanë qendruar aty prej dy ditësh dhe janë në një gjendje më të mirë shëndetësore, ndërsa një tjetër do të qendroje për pak, ndonëse ka kaluar rrezikun për jetën.

Heshtje për “Himarën” në Strasburg

Parlamenti Europian shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin me familjet e viktimave të aksidentit tragjik të Himarës.

“Në Shqipëri, vend që ka marrëdhënie institucionale me Bashkimin Europian, nga një aksident tragjik rrugor humbën jetën 13 persona. Rënia e një autobusi në humnerë mori shumë jetë e shkaktoi shumë të lënduar që ndodhen në spitale. Dua të shfrytëzojmë këtë rast për të shprehur ngushëllimet tona dhe solidaritetin me familjet e të vdekurve dhe të lënduarve, si dhe me autoritetet dhe popullin shqiptar”, deklaroi Victor Bostinaru, nënkryetar i delegacionit të PE për Shqipërinë.

“Faleminderit zoti Bostinaru që ngritët këtë çështje. Deklarata juaj u mbajt shënim dhe Parlamenti shpreh solidaritetin me viktimat dhe familjet e tyre”, tha më pas drejtuesi i seancës.

Të mbledhur në seancë plenare në Strasburg, eurodeputetët mbajtën fillimisht një minutë heshtje në kujtim të gjykatësit italian Giovanni Falcone, i vrarë 20 vjet më parë. Menjëherë pas këtij përkujtimi vijuan dhe ngushëllimet për aksidentin tragjik në Shqipëri.

Vlorë, dalin nga spitali 5 vajza

Pese studente që kuroheshin në spitalin e Vlorës dolen pasi gjendja e tyre eshte normalizuar. Ergita Opingari nga Berati, mesditen e se merkures la spitalin për të shkuar në shtepine e saj prane prinderve. Nga aksidenti ajo ka thyer kemben dhe fatmiresisht nuk ka pesuar asnje demtim tjeter.

Ticiana Hysa eshte nje nga studentet e para qe mundi te tregoje te henen ngjarjen e rende. Ajo eshte teresisht jashte rrezikut per jeten dhe eshte kuruar per demtimet qe ka pesuar ne kurriz.

Ne gjendje te mire eshte edhe Besjana Xheneti, por asaj askush nuk i ka treguar qe i fejuari me te cilin udhetonte nuk eshte me.

Besjana udhetonte se bashku me te fejuarin e saj Armand Halilaga 23 vjec qe humbi jeten ne kete aksident. Ne spitalin e Vlores, po kuroheshin 10 studente kater nga te cilat jane ne reanimacion. Asnje prej tyre nuk eshte ne rrezik per jeten. Ato qe kane qene ne gjendje te mire shendetesore kane dale nga spitali.

 

Sequi vlerëson solidaritetin

Ambasadori Ettore Sequi vizitoi të mërkurën ambientet e Spitalit
Ushtarak, ku ka parë nga afër gjendjen e studenteve të plagosura.
Ambasadori vlerësoi trajtimin nga ekipi mjekësor që po u bëhet vajzave
të reja, ndërsa vlerësoi të lënduarat, për forcën dhe kurajon për ta
përballuar mirë situatën e krijuar.

Sequi vlerësoi edhe solidaritetin e treguar nga të gjithë në këto ditë
tragjedie dhe pikërisht nga ky moment përfitoi për të lëshuar edhe një
mesazh.

“Pashë solidaritet nga shqiptarët. Shoqëria shqiptare ka mundësi që të
mblidhet bashkë dhe t’i bëjë ballë sfidave dhe problemeve. Kam besim që
kjo do të vazhdojë edhe kur Shqipëria të përballet me sfida të tjera”,
tha Sequi.

Ati i Shenjtë: Lutem për viktimat

Edhe Papa Benedikti XVI ka dërguar një mesazh ngushëllimi për aksidentin tragjik të Himarës.

“Shpreh pikëllimin e thellë për viktimat e aksidentit dhe lutem për ta.
Ngushëllim për ata që vuajnë për humbjen tragjike të të dashurve të
tyre”, thuhet në mesazhin që Ati i Shenjtë i ka dërguar monsinjor Hil
Kabashit, administrator apostolik i Shqipërisë së Jugut.

Papa Benedikti në mesazh lutet për bekime qiellore për kombin e goditur nga kjo ngjarje tragjike.

Top Channel