Ndonëse ka resurse ndër më të mirat të turizmit në vend, qoftë edhe të atij arkeologjik, Durrësi vazhdon t’i neglizhojë ato ose në rastin më të keq, vazhdon t’i shkatërrojë.

Zhvillimi i është lënë në dorë vullnetit të lirë të subjekteve, të cilat e kanë shndërruar bregdetin e Durrësit në një zonë të shkatërruar nga ndërtimet, me dhe pa lejë, duke mos toleruar as brezin e rërës.

Një nga arkeologët më të njohur të Durrësit Afrim Hoti, thekson pozicionin e Durrësit në botën mesdhetare, për të nxjerrë në pah nevojën për zhvillim të studiuar.

Hoti shprehet kritik për projektet dhe investimet e pakta në Durrës, të cilat do të diktonin një zhvillim afatgjatë duke i dhënë Durrësit pozicionin që meriton në hartën turistike të Europës.
 
Plazhet e Durrësit ofrojnë kushte higjenike të rënda për shkak të ndotjes së ujit, mungesës së banjove publike, por edhe një imazh të shëmtuar si pasoja e parcelizimit të rërës nga pronarët e hoteleve.

Top Channel