Ka ndërruar jetë në spital i vetëhelmuar shtetasi Erjon Cjapi, i cili
ishte në kërkim si autor i vrasjes së dy personave, 6 dite më pare në
fshatin Toshkëz të Lushnjes.

33-vjeçari u gjet nga policia ne gjendje shume te rende ne anen e lumit Seman prane fshatit te tij. Ai kishte pire nje sasi te madhe fostoksine per te vrare veten. Ne gjendje kritike per jeten policia e dergoi ate ne urgjencen e spitalit te Lushnjes, por me gjithe nderhyrjen e mjekeve nuk mundi te shpetoje.

Ai eshte autor i vrasjes se shtetases Rajmonda Sota 27 vjec si dhe te Marsel Canit. Autori i ngjarjes mbremjen e te shtunen se kaluar hyri me nje arme zjarri kallashnikov dhe qelloi mbi 27-vjecaren me te cilen kishte nje histori te gjate kercenimesh. Ai i kerkonte Rajmonda Sotes te ndahej nga bashkeshorti per te qendruar me te. Plumbat e leshuar ne lokal i moren jeten edhe nje klienti qe ndodhej aty.

Top Channel