Dora vrastare në mjedis është shtrirë në të gjithë territorin duke
shkatërruar pyjet shumvjecare edhe në zonat më të ndjeshme të vendit për
nga vlera historike dhe kulturore.

Persona te pappergjegjshem apo në mënyrë të qëllimshme kanë prerë një sipërfaqe të madhe me pisha ne një prej kodrave në pikën turistike të Ardenicës dhe në Lushnjë. Jane rreth 50 peme te prera ne buze te rruges,  qe te çon ne Manastirin e Ardenices.

Deri tani nuk ka patur asnje reagim dhe asnje nderhyrje as nga Drejtoria Pyjore dhe as nga komuna e Kolonjes, ku ndodhet Manastiri i Ardenicës. Prerjet e pishave jane bere jo vetem me sopata, por dhe me motosharra e megjithate zhurmat nuk kanë arritur deri ne veshin e shurdher te institucioneve. Demi mjedisor ne zone, jo vetem per shkak te ketyre prerjeve, por dhe zjarrit qe ra disa me vite me pare, tashme eshte i konsiderueshem. Ardenica, nje nga monumentet e kultures dhe memories historike teper e vizituar, tani rrezikon te kthehet ne nje shkretetire te krijuar nga pergjegjshmeria.

Ndërsa në pyllin e plazhit të Semanit në Fier, çdo ditë priten dhe transportohen dhjetëra meter kub pisha mbi 60-vjeçare. Ato perdoren per ndertimin e lokaleve pergjate bregut te detit. Tani qe sezoni i plazhit thuajse ka nisur, prerja e drureve behet edhe me intensive. Indiferent ndaj ligjeve dhe ndeshkimeve keta njerez vazhdojne te pashqetesuar masakren ne emer te prones se tyre duke shkaterruar vetveten.

Prerja e pishave behet ne mes te dites dhe askush nuk pergjigjet per kete veprim te papergjegjshem. Te interesuarit presin dhe transportojne keta dru halore, njesoj sikur te ishin ne pronen e tyre. Pylli i Semanit me nje siperfaqe disa qindra hektare, pak vite me pare ka kaluar ne administrimin e pushtetit vendor.

Drejtuesit e komunes Topoje, qe administrojne kete pasuri kombetare, me perjashtim te dhenies me qira per zhvillimin e aktivitetit privat te bregut te detit, nuk jane aspak te interesuar per masakren qe po ndodh me pyllin dhjetravjeçar.  

Top Channel