Pogradec, unaza e qytetit, e shkatërruar

07/05/2012 00:00

Në prag të sezonit turistik unaza e qytetit të Pogradecit vijon të mbetet një shqetësim, si pasojë e gjendjes së saj aktuale.

Duket se edhe kete vit turistet do te udhetojne ne rrugen e shkatërruar pasi nuk eshte planifikuar asnje investim per rikonstruksionin e saj. Përgjatë gjithë gjatësise së unazes mungon asfalti, ndërsa automjetet humbasin mes gropave dhe reve gjigande te tymit. Automjetet e tonazhit te rende per te evituar kalimin ne kete pjese te shkatërruar kalojne mes permes qytetit duke shkaktuar jo vetem zhurma por edhe demtim te rrugeve te brendshme.

Bashkia e qytetit ka ngritur shqetesimin per kete problem ku mungesa e nje investimi te qeverise eshte duke demtuar investimet e kryera prej saj pergjate viteve te fundit.

Unaza se qytetit turistik duket se mbetet nje prej pengesave me te medha per zhvillimin e turizmit ne qytetin e Pogradecit. Qyteti i cili buze liqenit sjell pamje piktoreske duket se do te bashkejetoje ende me kete infrastrukture, e cila po behet gjithmone e me shqetesuese.

Top Channel