Lëkundje sizmike pranë Himarës

05/05/2012 19:10

Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Richter me epiqendër rreth 5 kilometër në jug-perëndim të qytetit të Himarës u regjistrua në orën 17:55 minuta, sipas Qendrës Sizmiologjike Mesdhetare.

Të njëjtat burime njoftojnë se thellësia e epiqendrës së tërmetit ka qenë 2 kilometra. Distanca e afërt me qytetin e Himarës ka bërë që lëkundjet të ndjeheshin fuqishëm. Për disa sekonda, banorë të Himarës, por edhe pushues që kanë nisur të frekuentojnë bregdetin në prag-çeljen e sezonit turistik veror, kanë qenë nën panik.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, dhe as dëme materiale. Një tjetër tërmet, por me magnitudë 2.5, po të shkallës Richter u regjistrua vetëm 3 minuta më vonë.  

Top Channel