Ish-lideri liberian shpallet fajtor

27/04/2012 04:30

Ish-lideri i Liberisë, Charls Taylor është shpallur fajtor për krime kundër njerëzimit gjatë luftës civile në Sierra Leone.

OKB-ja e mbështetur nga Gjykata Speciale për Sierra Leonen në Hagë tha se ai ka ndihmuar dhe përkrahur krimet e luftës gjatë luftës civile në Sierra Leone.

Taylor, 64-vjeç, është përballur me procesin gjyqësor për gati pesë vjet.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë mirëpritur verdiktin e fajësimit kundër Taylor. “Ky është një vendim tepër i rëndësishëm”,  tha Elise Keppler nga të Drejtat e Njeriut, për BBC-në.

“Charles Taylor është thirrur që të japë llogari për krimet në Sierra Leone. Kjo është një ditë e pabesueshme për drejtësinë ndërkombëtare, por mbi të gjitha për viktimat në Sierra Leone dhe kudo”, shtoi ajo.

Taylor u akuzua se ka mbështetur rebelët që vranë dhjetëra mijëra njerëz në vitet  1991-2002 gjatë luftës civile të Sierra Leone-s. Ai u shpall fajtor për 11 akuza duke përfshirë vrasje, terror dhe përdhunim.

Dënimi do të jepet në datën 30 maj pasi në 16 maj të mbahet një seancë dëgjimore. Taylor ka të drejtë të apelojë kundër dënimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA