Vizita e Berishës në Uashington

26/04/2012 23:00

Gjatë qëndrimit në Uashington, kryeministri Sali Berisha ka marrë medaljen e “Cmimit për Pluralizmin kulturor”.

Ky cmim iu dha zotit Berisha nga Uarren Miller, kryetar i Komisionit të Shteteve të Bashkuara për Ruajtjen e Trashëgimisë amerikane jashtë vendit, agjenci qeveritare e ngarkuar për të ndihmuar në mbrojtjen dhe ruajtjen e përmendoreve, objekteve historike, dhe pasurive të tjera amerikane në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Komisioneri Miller vlerësoi ndihmën e jashtëzakonshme të popullit shqiptar për mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe falenderoi veçanërisht kryeministrin Berisha për përkrahjen e propozimit amerikan për krijimin e një qëndre kulturore-muzeale në Shqipëri ku njerëzit të mblidhen për të përkujtuar viktimat e holokaustit dhe aktin heroik e human të shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore.

“Me angazhimin e drejtpërdrejtë të kryeministrit Berisha, kjo qendër pritet të përurohet këtë vit, që përkon me 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë”,tha zoti Miller duke i dorëzuar kryeministrit Medaljen e Mirënjohjes.

Ceremonia u zhvillua në Shtëpinë muze të Presidentit UoodroU Uilson, i vetmi muze presidencial në Uashington.

Ky ishte një rast për kryeministrin Berisha të shprehte mirënjohjen e thellë të kombit shqiptar për Presidentin Uillson, përkrahja e të cilit ishte vendimtare për moscopëtimin e vendit dhe ruajtjen e kufijve aktuale të Shqipërisë.  

Top Channel