I ftuar nga Unioni i Cambridge, Presidenti Bamir Topi ka folur ne CATS
College per zhvillimet me te fundit dhe sfidat e Ballkanit dhe
Shqipërisë ne proceset integruese.

Kjo eshte ftesa e dyte qe presidentit i behet nga institucionet me prestigjoze universitare te Britanise, por dhe botes siç ishte ai i Oksfordit ne viziten e tij te fundit dhe tani ne Kembrixh, ku numri i studenteve shqiptare eshte i konsiderueshem, por ajo qe theksoi presidenti eshte cilesia e tyre.

Drejtuesi i ketij CATS College, Dr Kevin Savage tha se studentet shqiptare qe ne kemi mirepreitur ne Kembrixh jane ambasadorë te shkelqyer te vendit te tyre, punetorë, studiues, shume te motivuar dhe shumë te suksesshem.
 
Ne nje takim me perfaqesues te komunitetit ne ambientet e Ambasades shqiptare ne Londer, te merkuren ne mbremje Presidenti Topi ju pergjigj interesimit per politiken ne Shqiperi dhe Kosove.
 
Kjo vizite e Presidentit Topi nuk ishte zyrtare dhe nuk pati takime me perfaqesues te shtetit britanik, por kreu i shtetit shqiptar gjeti rastin te vleresojë lart rolin e Britanise dhe ndihmes se Londres zyrtare per çeshtjen shqiptare. Nderkohe ambasada shqiptare aktualisht prej dy vjetesh nuk ka ambasador, por perfaqesohet me te ngarkuarin me pune z.Mal Berisha. Perkunder nje versioni se mospasja e nje ambasadori ne Londer eshte rrjedhoje e konfliktit mes Ekzekutivit dhe Presidences, z.Topi dha sqarimin e tij per kete ceshtje.
 
“Rregulli i dekretimit të një ambasadori është që propozohet nga ekzekutivi, kalon në filtrin parlamentar dhe pastaj vjen te Presidenti për ta dekretuar. Nëse do më vinte nesër emri ju siguroj se do ta kisha dekretuar. Ne i kemi përfaqësuesit tanë, por ky vend meriton që të ketë përfaqësim në nivel ambasadori”, tha Topi.
 
Kjo eshte vizita e trete e Presidentit Bamir Topi ne Britani dhe  me te gjitha gjasat vizita e fundit e mandatit te tij ne postin e presidentit.
 

Top Channel