Incidentet, tre viktima mëngjesin e së dielës

22/04/2012 11:50

Tre shtetas humbën jetën mëngjesin e së dielës, në lidhje me incidente të ndryshme të ndodhura në disa rajone të vendit.

Në fshatin Koprenckë, pranë Skraparit, 42-vjeçari Fatos Dyrmishi mbeti i vdekur në vend, ndërsa po mblidhte skrap midis municioneve të vjetra të ushtrisë. Për të, shpërthimi i një predhe që mbante në dorë rezultoi në vdekje të menjëhershme.

Më parë gjatë mëngjesit, një 21-vjeçar në Elbasan gjithashtu ndërroi jetë, ndërsa u përplas nga një makinë teksa po udhëtonte me motoçikletën e tij. Leonard Çakalli ishte duke udhëtuar në zonën e quajtur “kryqëzimi i Llixhave”, kur mori përplasjen fatale.

Gjithashtu, në Pogradec, 43-vjeçari Arben Halili ra në kontakt me rrymën elektrike të përcjellë nga një shkallë metalike në lokalin në të cilin ishte pronar dhe pavarësisht dërgimit urgjent në spital, as ai nuk mundi t’i mbijetonte këtij incidenti.

Ndërkohë, një 23-vjeçar është në gjendje kritike për jetën, pasi u përplas nga një mjet i paidentifikuar ndërsa ishte duke ecur pranë autostradës, në Mirditë.

Ardian Gjoka ndodhej në autostadë, pranë komunës Fan, kur u godit nga një makinë me shpejtësi të lartë, e cila më pas u largua në drejtim të paditur, pa dhënë ndihmën e parë.

Ishin disa kalimtarë të tjerë ata që transportuan të riun në spital, ku ai është në gjendje kritike për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA