Avokati mbrojtës i 28-vjeçarit kosovar Nexhat Mulaj, i arrestuar
gabimisht kohe më parë për vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj,
depozitoi në mesditë në Gjykatë kërkesë-padinë për dëshmpërblimin e tij,
jo vetëm për mbajtje të padrejtë në burg, por edhe per shkaktim dëmesh
të tjera, mes të cilave humbjen e fëmijës.

Pasi u zbulua se autori i krimit ishte Viktor Gushi, avokati mbrojtes i Nexhat Mulajt pohon per Top Channel se ne rastin e klientit te tij institucionet perkatese, duhet te kishin bere hetimet e duhura.

“Sapo depozituam kërkesë-padinë. Pale e paditur është Ministria e Financave, Dega e Thesarit, palë e tretë është Prokuroria. Në këtë padi kërkojmë 100 mijë euro dëmshpërblim, pa përcaktuar edhe ato që përcakton ligji për masën e arrestit, 50 mijë lekë të vjetra në ditë, për 60 ditë. Eshtë mëse e nevojshme në rastet konkrete, që kur Prokuroria, Gjykata të ndalojnë padrejtësisht, qytetarët t’i drejtohen gjykatës për veprime të tilla”, tha avokati i Mulajt, Ndue Pjetra.

Avokati thote ne kerkese padi qe klienti i tij ka kaluar nje kalvar akuzash dhe masash arresti te perseritura dy here me nje total prej 60 ditesh ne paraburgim. Si pasoje e situates se rende te krijuar ne familje, nena e tij kaloi ne parainfarkt, ndersa bashkëshortja shtatzënë humbi fëmijën. Avokati shton me tej duke akuzuar gjyqësorin dhe Prokurorine se per papergjegjesine e tyre u akuzua nje i pafajshem. Mulaj i ka kerkuar nje demshperblim prej 100 mije eurosh ndaj shtetit shqiptar.

Top Channel