Topi uron shqiptarët për Pashkë

07/04/2012 14:10

Presidenti i Republikës, Bamir Topi uroi besimtarët katolikë me rastin e Festës së Pashkëve duke u shprehur se ajo është dita e shenjtë e ringjalljes së Krishtit.

“Dita e Pashkëve është ditë e ringjalljes së shpirtit njerëzor. Në këtë vit të 100-vjetorit të Pavarësisë uroj më shumë fat dhe begati për shqiptarët”, u shpreh Topi.

Presidenti Topi i bëri deklaratat e tij gjatë një takimi me imzot Rrok Mirditën, me rastin e festës katolike.

Në orët e mbrëmjes në kishën katolike të Tiranës por edhe në kishat e qyteteve të tjera do të mbahet ceremonia tradicionale, ku pritet të mblidhen shumë besimtarë.

Mbrëmja pritet të karakterizohet nga ndezja e qirinjve dhe mesha që do të drejtohet nga imzot Rrok Mirdita.

Top Channel