SHBA, 25 vjet burg për “tregtarin e vdekjes”

06/04/2012 01:20

Tregtari i armëve,Viktor Bout, i quajtur “tregtari i vdekjes”, është dënuar me 25 vjet burg nga një gjykatë në SHBA.

Gjatë dënimit, ish-oficeri sovjetik bërtiti: “Kjo është një gënjeshtër”, pasi prokuroria tha se ai kishte rënë dakord të shiste armë që do të përdoreshin për të vrarë amerikanë.

45-vjeçari u shpall fajtor në nëntor duke përpjekur t’u shiste armë të rënda një grupi rebelësh kolumbianë.

Ai u arrestua në Bangkok në vitin 2008 pas një operacioni rrufe, në të cilin informatorët amerikanë u infiltruan si rebelë kolumbianë.

Bout, i cili është edhe inspirimi për personazhin kontrabandist të armëve në filmin hollivudian e vitit 2005 “Zoti i Luftës”(Lord of war), mbeti në paraburgim në Tajlandë për dy vite me radhë, para se të ekstradohej për në SHBA ku u  përball me gjyqin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA