Ndryshe nga sa besohet gjerësisht, konsumimi i birrës nuk është një arsye e rëndësishme në shtimin e peshës.
Një grup studiuesish gjermanë të Universitetit të Potsdam-Fuldës analizoi peshën dhe masën e belit të rreth 20 mijë personave në katër vjet radhazi.
Pjesëmarrësit në këtë anketim ishin të detyruar të jepnin detaje të hollësishme mbi konsumin e birrës dhe gjithçka tjetër që hanin gjatë kësaj periudhe.
Përsa i përket konsumit të birrës, ai u nda në pesë kategori, nga ata që nuk konsumonin aspak, tek ata që pinin sasi të mëdha në mënyrë të përditshme (mbi një litër).
Në fund të studimit, u evidentua se nuk kishte ndonjë lidhje mes peshës dhe birrës, ndërsa ata që konsumonin më tepër, jo detyrimisht ishin më të shëndoshë, madje shumë herë ndodhte e kundërta, me shumë jokonsumatorë mbipeshë.
Një studim i mëparshëm në Republikën Çeke paraqiti rezultate të ngjashme, duke vërtetuar se pirja e birrës në vetvete nuk shkakton ndryshim trupor.
Top Channel