Francë, mësuesja, 1 minutë heshtje për Merah

24/03/2012 04:00

Një mësuese është pezulluar nga detyra në Francë, pasi dyshohet t’u ketë kërkuar nxënësve të saj të mbajnë një minutë heshtje për personin që u mori jetën 7 njerëzve e më pas u vra nga policia, Mohamed Merah, sipas raporteve lokale.

Merah vdiq në një sulm të policisë në banesën e tij në Tuluzë, të enjten pas një rrethimi 32-orësh. Gazeta “Paris Normandie” thotë se studentët u larguan, pasi mësuesja e tyre në Rouen e quajti Merah një viktimë.

Autoriteti vendor i arsimit tha se pezullimi nuk do të thotë se ajo është fajtore. Megjithatë ajo është raportuar të ketë thënë se lidhjet e Merah-së me Al-Kaedën u shpikën nga media dhe Presidenti francez, Nicolas Sarkozy.

Shumica e nxënësve janë larguar nga klasa në Rouen edhe pse disa prej tyre kidhin qëndruar, duke thënë se ishin duke u përpjekur për të kuptuar se çfarë mësuesja ishte duke folur, thotë “Paris Normandie”.

Në mes të viktimave të Merah ishin edhe tre fëmijë hebrenj dhe një rabin në një shkollë të hënën në mëngjes, ndërsa ai kishte vrarë tre ushtarë disa ditë më parë. Shkollat franceze mbajtën një minutë heshtje për viktimat, pas sulmit ndaj shkollës hebraike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA