Përmbysja e sistemeve sjell edhe përmbysje vlerash. Ata që dikur ishin të parët sepse e meritonin, sot shohin me dëshpërim katapultimin në rangjet më të larta të njerëzve të dhunshëm.
E tillë është historia e Doktor Shusterit, drama me të njëjtin emër e dramaturgut serb Dushan Kovacevic. Dikur ishte një doktor i nderuar ndërsa sot është katandisur në një këpucar.
Kjo vepër ngjitet të enjten në skenë me rëgji të Spiro Dunit, regjizori i cili rikthen pas katër vitesh mungesë aktorin e madh Robert Ndrenika.
“Nuk ka qenë e vështirë ta bindja. Ai ka një “kontratë të përjetshme” me skenën, ashtu si çdo aktor tjetër i madh dhe këtë kontratë ai nuk ka për ta prishur kurrë”, shprehet Duni në lidhje me rikthimin e Robert Ndrenikës në teatër.
Duke folur për veprën që do të vihet në skenë, regjizori theksoi: “Kur e kam lexuar veprën më tronditi mjeshtëria e dramaturgut Kovacevic që me sarkazmën e tij stigmatizon jo vetëm vendin e tij por pseudomakracinë e Europës Lindore. Në Shqipëri kam njohur shumë Doktora Shuster dhe sot nuk munden të blejnë më shumë se ushqimet.”
Një rol i rëndësishëm në shfaqje i është besuar Artan Imamit, i cili interpreton një nga personazhet negativë të veprës.
Top Channel