Shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviç ka paditur aktivisten e njohur të të drejtave të njeriut Natasha Kandiç, për akuzat e bëra nga kjo e fundit për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë.

Në reagimin e saj, zonja Kandiç, e cila drejton Fondin për të Drejtat Humanitare me seli në Beograd, e ka cilësuar padinë e Dikoviç si të motivuar politikisht.

Kohë më parë organizata në fjalë kishte denoncuar se, një seri krimesh të rënda dhe masive ishin kryer në vitin 1999 në pjesën qendrore të Kosovës, ku Dikoviç ishte komandant brigade.

Sipas denoncimit, në këtë periudhë dhe në zonën e sipërpërmendur janë kryer ekzekutime, vjedhje dhe dhunime të civilëve, krime të cilat gjenerali Dikoviç duhet t’i parandalonte.

Nga ana e tij, shefi i shtabit të përgjithshëm dhe prokurorët e Zyrës për Krime Lufte në Beograd i kanë hedhur poshtë akuzat e organizatës humanitare.

Agjencia e lajmeve “Associated Press” shkruan se rreth 10 mijë persona, shumica e të cilëve civilë nga Kosova, mbetën të vrarë gjatë luftës së viteve 1998-99.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA