Shkodër, xhamia 300-vjecare

17/03/2012 18:15

Gjatë punimeve që po kryhen për rikonstuksionin e ambjentit rrethues në xhamin e plumbit në qytetin e Shkodrës, janë zbuluar rrënojat e një tjetër xhamie të vjetër, që sipas drejtuesve të komunitet musliman, ky objekt ka vlera të rralla arkitekturore dhe kulturore pasi i përket një ndërtimi rreth 300 vite më parë.

Rrënojat e  zbuluara i përkasin xhamisë që njihej me emrin  “Xhamia e  Qafës”, një lagje kjo në  hyrje të qytetit të Shkodrës  rrëzë Kalasë Rozafa, buzë lumit Drin.

Sipas Myftiut të Shkodrës, Muhamet Syrtari objekti i zbuluar është një monument me mjaft vlerë që flet shumë për qytetin dhe si i tillë duhet  që Insituti i Monumeteve të Kulturës ta klasifikojë si trashëgimi kulturore.

Themelet e kësaj ndërtese shekullore  janë dëmtuar dhe nga vëndosja e tubacionit të ujësjellësit që furnizon gjithë lagjen me ujë të pijshëm, dëmtim i cili është kryer me qëllim nga regjimi i asaj kohe.

Në ekspedita të ndryshme arkeoligjike në këtë zonë janë   nxjerrë në siperfaqe herë pas here zbulime që e klasifikojnë qytetin e Shkodrës si nje nga zonat me një  vlerë të rrallë historike dhe kulturore.

Top Channel