“Top Story”: Ngërçi i integrimit

15/03/2012 00:00

Serbia fitoi statusin e vendit kandidat më parë gjatë marsit, duke lënë pas në këtë proces Shqipërinë, një vend që në pikënisje kishte një avantazh të rëndësishëm.

Përse ndodhi kjo, përse Tiranës zyrtare i është përplasur dy herë dera radhazi nga BE dhe cilat janë shanset tona për të marrë ftesën brenda vitit, në tetor 2012, ishin çështjet e ngritura në “Top Story”, emisionin e përjavshëm politik të drejtuar nga Sokol Balla.

Për të debatuar rreth temës së integrimit, në studiot e “Top-Channel” ishin të pranishëm përfaqësues nga të dyja krahët e politikës shqiptare, si deputetët e Partisë Demokratike, Mesila Doda e Luçiano Boçi dhe ata të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj dhe Armando Subashi.

Duke nisur nga debati i ashpër politik i përjetuar gjatë ditës në Kuvend, ku kryeministri Berisha u përgjigj në një interpelancë për korrupsionin, Doda vlerësoi: “Realisht, debati i sotëm nuk është se ishte një eveniment i rrallë. Ishte një seancë e zakonshme, me ritmet e saj të natyrshm. Përsa i përket integrimit, nuk është e drejtë të bëjmë paralelizma me Serbinë, që kishte kushte të ndryshme”.

Sipas nënkryetares së komisionit të integrimit, Mesila Dodës, “ Serbia kishte në kushte dorëzimin e kriminelevë të luftës, stabizlimin e marrëdhënies me Hagën dhe atë me Kosovën. Këto kushte ajo i plotësoi. Në këtë këndvështrim, Beogradi ka kryer një rrugë të tijin, me forcat politike brenda vendit, ndërsa ne kemi një problematikë krejtësisht të ndryshme, me 12 prioritete, nga të cilët pesë janë kritere politikë, si reforma zgjedhore dhe dialogu politik. Reforma në drejtësi, reforma në të drejtat e njeriut, korrupsioni, prona, trafiqet, përmirësimi i kushteve të burgjeve, janë të gjitha kushte të tjera, në thelb teknike, por që lidhen drejtëpërsëdrejti me standartin e jetesës për shqiptarët”.

Duke u ndalur tek arsyet përse Shqipëria ka dështuar në këtë proces për statusin, Doda përsëri retorikën e maxhorancës, që fajëson bojkotin politik të socialistëve në dy vitet e para të mandatit. “Ajo që na ka mbajtur peng janë dy vite bojkot dhe një dialog politik i munguar, një klimë e acaruar politike, shumë herë pa asnjë shkak. Prandaj ka patur këtë ngadalësi”, tha Doda.

“Po ju rrëfej diçka personale. Përpara një jave patëm një mbledhje me kryetarët e komisionit të integrimit me të ftuar nga të gjithë antarët e komisionit të integrimit nga rajoni dhe në një bisedë private, me përfaqësuesen boshnjake, ajo shprehu çudi sepse Shqipëria ishte e para në këtë rrugë. Më duket jo vetëm pa sens, por si loja e kungulleshkave, kur dalin përfaqësuesit e opozitës dhe ngrejnë akuza”.

Kundërpërgjigja e socialistes Leskaj, nisi nga debati parlamentar i ditës së enjtes, duke u spostuar tek paralelizmi me Serbinë, ku ajo kundërshtoi idenë se kushtet për Beogradin kanë qenë të ndryshme. Sipas Leskajt, jo vetëm që ka patur të njëjtat kushte, por ka patur edhe kritere shtesë, lidhur me të kaluarën e saj historike.

“Futja e Partisë Socialiste në jetën e rregullt parlamentare ka dhënë një shije normalizimi, por dua të kthehem pak më mbrapa, tek pyetja që ju bëtë, ne dhe Serbia. Unë mendoj se seanca e sotme ishte një seancë emocionale, që ka raste kur tonet janë më të larta dhe më të ulta. Çështja e sotme ishte një çështje thelbësore, që ka të bëjë edhe me procesin e integrimit dhe ku raporti është shumë kritik, me probleme si turizmi, invalidët, prona dhe qoftë interpelanca që kishte të bënte me çështjen e korrupsionit”.

Në këtë drejtim, Leskaj deshi të bënte të qartë se “edhe kur ne do të bashkëpunojmë për reformën në drejtësi apo atë zgjedhore, kjo s’do të thotë që lufta dhe debatet në parlament nuk do të vazhdojnë dhe se ne thjesht do të ngremë kartonin. Mendoj se kjo është normale”.

Duke u ndalur tek vonesa në procesin e integrimit, “përsa i takon faktit që përse se mori Shqipëria statusin, nuk do ta krahasoja me Serbinë, por ata nuk e kanë patur më të lehtë. Madje e kanë patur më të vështirë, pasi Shqipëria nuk ka ngarkesat e Serbisë, një vend me probleme kufitare, që ka përgjegjësi për luftën në Ballkan dhe ku NATO u detyrua të ndërhynte. Serbia ka patur të njëjtat detyra shtëpie që ka patur çdo vend, përfshi edhe Shqipëria. Serbia nuk është vlerësuar vetëm për raportet me Hagën dhe kriminelët e luftës, këto kanë qenë kritere shtesë”.

“Serbia ka zbatuar të gjitha kriteret e Kopenhagenit dhe lexoni me kujdes raportin, që ka vlerësuar respektimin e këtyre kritereve. Për t’u kthyer tek 12 prioritetet, ne jemi vendi me më shumë detyra shtëpie për shkak të boshllëqeve. Mali i Zi dhe Maqedonia, kanë përkatësisht shtatë dhe katër përparësi për të realizuar”, vazhdoi shjellimin e saj Leskaj.

“Katër çështje janë adresuar dhe ka patur një vlerësim të mirë nga BE. Reforma zgjedhore, avokati i popullit, reforma parlamentare dhe projektligji me 3/5 janë të katërta në rrugën e duhur. Këtu hap një parantezë, nuk është se ne thjesht po dëshmojnë një vullnet politik, por më të gjitha kodet që po miratojmë, kemi qenë një kontribuese dhe është futur në linjë edhe gjykata administrative”.

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, duke u future në bisedë bëri një vlerësim të përgjithshëm gjeostrategjik, ndërsa u ndal edhe ai në përgjegjësitë e mosintegrimit. “E vërteta është se ka një garë vituale më shumë prej krenarisë ballkanike. Ne shpesh i referohemi vendeve të tjera të rajonit, por ne garën e kemi patur përbrenda, pozitë-opozitë”.

“Politika serbe dhe ajo shqiptare nuk reflektojnë të njëjtën problematikë, për shkaqe të ndryshme. Politika serbe ka patur një lloj uniteti, për shkak të nacionalizmit negativ antishqiptar dhe që ajo të kalonte nga nacionalizmi negativ, në atë pozitiv, që presupozon një politikë racionale e bashkëpunuese, ishte një hendek shumë i ëvshtirë për t’u kaluar, sepse ishte një kapërcim shekullor. Integrimi është një interes kombëtar, në këtë rast, për hir të integrimit duhet të kishte konsensus, por e majta shqiptare nuk e bëri këtë. Kjo s’ka ndodhur në asnjë vend tjetër, ku të gjithë kahet e politikës janë bashkuar dhe kanë bashkëpunuar për këtë çështje thelbësore”, shtoi Boçi.

Armando Subashi, i cili është njëkohësisht relator i Partisë Socialiste në komisionin e ligjeve, u ndal edhe ai në çështjen e përparësive. “Diskutimi shpesh herë bëhet sikur këto janë histori që kanë lindur përpara 3-4 muajsh dhe sigurisht, dukur sikur në këtë periudhë kaq të shkurtër kohe që ka mbetur, është e lehtë t’I realizojmë kriteret. Nuk është kështu, për të qenë edhe më i thjeshtë, procesi i integrimit ka nisur përpara disa vitesh dhe duke bërë një lloj bilanci, nuk mund të anashkalojmë periudhën e kaluar. 4-5 prioritete, pa dyshim, nuk mund të bëheshin pa kontributin e opozitës, por janë një sërë detyrash që qeveria mund t’i realizonte edhe pa patur nevojë për ndihëmn e opozitës, sepse ka patur numrat e nevojshme, një mazhorancë të konsoliduar dhe në këtë kuptim, s’ka patur asnjë pengesë që ato ligje në funksion të të gjithë këtyre reformave, ato akte nënligjore, këto politika të ishin realizuar”.

Zgjedhja e Presidentit të Republikës

Në pjesën e tretë të Top Story deputetët e ftuar në panel folën për problematikën që sa vjen e zë më shumë vëmendje në debatin politik shqiptar, atë të zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të republikës.

Ndërsa socialistët ripërsëritën qendrimin e tyre për një president konsensual, që të përfaqësojë unitetin e popullit, ashtu sic edhe Kushtetuta e kërkon, përfaqësuesit e mazhorancës këmbëngulën në zgjedhjen e një figure të lartë nga kryesia e Partisë Demokratike, por pa përjashtuar mundësinë e konsensusit politik.

Deputeti Luçiano Boçi tha se është shpejt për të folur që tani për presidentin e ardhshëm, por ripërsëriti qendrimin e mazhorancës për zgjedhjen e tij sipas Kushtetutës: “Është para kohe për të parashtruar cështjen e presidentit por ka prononcime të politikanëve për zgjedhjen e tij sipas Kushtetutës. Ne nuk kemi përjashtuar konsensusin dhe qendrimi ynë është shumë i qartë dhe respekton Kushtetutën. Jemi në qendrimin tonë ligjor dhe perspektiv”.

Ndërsa deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leska tha se mazhoranca po mundohet të kushtëzojë konsensusin me emra konkretë. Megjithatë zonja Leskaj shtoi se është ende shpejt për të folur për presidentin e ardhshëm duke vlerësuar se shpesh kjo tematikë është trajtuar nga kryeministri për të zhvendosur vëmendjen mediatike nga problemet e ditës të mazhorancës: “Është një temë që është nxitur edhe nga një krah i politikës, edhe nga vetë kryeministri për të spostuar vëmendjen nga problem të ditës të mazhorancës. Mazhoranca kushtëzon procesin me emrat, por në demokraci sistemi nuk funksionin kështu. Një president që të përfaqësojë unitetin e popullit duhet të jetë konsensual, flas për një president që na con tek uniteti i popullit”.

Ndërkohë, deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda shprehu vendosmërin e mazhorancës për të zgjedhur presidentit e ardhshëm nga radhët e drejtuesve të lartë të Partisë Demokratike: ”Presidenti i ardhshëm do të jetë një nga anëtaët e kryesisë së Partisë Demokratike. Ne do të kemi një president dhe kandidatura do të jetë nga mazhoranca, nga anëtarët e lartë të Partisë Demokratike”.

Top Channel