Femrat njihen si ato që nxisin partnerin të flasë për problemin që kanë kur këta të fundit janë të mërzitur, ndërsa meshkujt preferojnë të mbyllen në vetvete kur gjërat nuk shkojnë mirë.
Një studim i fundit hedh dritë mbi arsyen se pse partnerët e kanë të vështirë të kuptojnë njëri-tjetrin. Femrat kënaqen kur shohin partnerin e tyre të mërzitur sepse besojnë se nëse ai e tregon hapur mërzinë kjo do të thotë që lidhja është e fortë.
Gjithashtu një femër do që partneri i saj ta kuptojë kur është e mërzitur dhe të mundohet ta ngushëllojë. Meshkujt preferojnë nga ana tjetër të shohin partneret të lumtura dhe përsërisin ato gjëra që kanë bërë dikur për t’i ngritur moralin bashkëshorteve apo të dashurave.
Studimi është kryer nga disa universitete amerikane, mes të cilave edhe ai i Harvardit. Për daljen e përfundimeve janë vëzhguar 150 çifte
Top Channel