Kur kanë mbetur pak ditë nga përvjetori i katërt i tragjedisë së
Gërdecit, ashtu siç parashikohej, tre gjyqtarët Ridvan Hado, Shefkie
Demiraj dhe Fatmira Hajdari nuk ia dolën mbanë të shpallin verdiktin e
tyre në datën e caktuar në kalendarin e Gjykates.

Kryesuesi i kesaj trupe gjyqesore Ridvan Hado deklaroi si shkak kryesor kompleksitetin e çështjes, si dhe pamundesive absolute për t’u shprehur, duke i dhënë edhe një javë kohë treshes gjyqësore për t’u menduar. Çka do te thote se me daten 12 , pra tre dite para kater vjetorit te tragjedise se 15 marsit Gjykata e Shkalle se Pare do shprehet me vendimin e saj.

Burime jo zyrtare thone se gjykata nuk arriti te vendoste brenda gjashte marsit, pasi dosja eshte mjaft voluminoze e po ashtu edhe numri i te pandehurve prej 29 te akuzuarish mes tyre edhe subjekti Albademil. Salla e gjykates ndryshe nga seancat e meparshme qe gjate mbrojtjes ishte pothuajse e boshatisur dhe vetem me avokatet qe jepnin konkluzionet e mbrojtjes  ishte e  mbushur me te pandehur, avokatet e tyre, familjare te viktimave Gerdecit dhe mediat.

Ne salle ndodhej edhe nje perfaqesues i ambasades amerikane se bashku me perkthyesen, prania e te cilit ka rene ne sy veçanerisht ne masat e sigurimit personal per nje ceshtje tjeter, ate te 21 janarit me personin nen hetim ish shefin e gardes Ndrea Prendi. Prokuroria ne pretencen e saj ka kerkuar tre burgime te perjetshme, 127 vjet burg dhe gati 80 milione leke te reja gjobe ne total per te gjithe te akuzuarit dhe vetem nje pafajesi.

Akuza me e rende ne kete proces eshte ajo per vrasje  per shkak te cilesive te vecanta kunder nje apo me shume personave, shkaterrimi i prones me eksploziv dhe shperdorimi i detyres. Pika me e forte e debateve te avokateve mbrojtes ka qene gjate seancave ngritja e akuzes per vrasje ndaj kater te pandehurve, te cilet pretendojne se kjo akuze eshte e paargumentuar sikunder jane kushtet e Kodit Penal. Pritet qe ne kete pike te kete nje qendrim suprize edhe nga gjykata, nese ajo do ta pranoje kete akuze duke denuar te pandehurit perkates apo do ta rrezoje

Top Channel