Rihanna është shfaqur në skenën e muzikës botërore në vitin 2005 me këngën e shndërruar në një superhit, “Pon Da Replay”, i cili përgjatë javëve u rendit në vend të dytë në disa klasifikime botërore.

Rreth 7 vjet më pas, ajo është rekordmenia absolute e shkarkimeve në internet. Këngët e saj përgjatë këtyre viteve prej debutimit mbajnë rekordin për nga shkarkimet, duke e bërë atë një ndër më të suksesshmet të gjitha kohërave.

Madje jo vetëm kaq, Rihanna tanimë është artistja këngët e së cilës janë më të shkarkuarat në histori me, 42 571 000 shkarkime. Një rekord ky i cili më herët është mbajtur nga Eminem, por që Rihanna e ka tejkaluar me shpejtësi marramendëse.

Në listën e 10 artistëve më të shkarkuar nga fansat në internet nga e gjithë bota gjenden edhe Lady Gaga, në vend të tretë, por që për nga vitet kur ka dalë në skenën e muzikës botërore, 42 078 000 shkarkimet e saj janë një sukses i jashtëzakonshëm.

Lista vijon me këngëtaret Taylor Swift, Katy Perry, Lil Wayne, Beyonce, Kanye West dhe mbyllet me një artiste e cila në kohën kur u bë e famshme, për javë me radhë ka kryesuar klasifikimet në të gjithë botën, Adele.

Top Channel