Fluksi i mijëra padive, nëpërmjet të cilave kompanitë i kërkojnë Gjykatës të urdherojë likujdimin e faturave nga qytetarët, e ka detyruar
Gjykatën e Tiranës, që për shqyrtimin e urdhërave të ekzekutimit, të
ndryshojë strukturën.
Jo zyrtarisht thuhet se prane kesaj Gjykate jane depozituar mbi 10 mije urdhëra ekzekutimi, qe vijne nga kompani e banka. Per te perballuar kete fluks te madh qe ka paralizuar punen e Gjykates se kryeqytetit, u vendos qe titujt ekzekutive te shqyrtohen tashme nga të gjithë gjyqtarët e Dhomes Civile të Tiranës, e cila përmbledh seksionet e çeshtjeve familjare, tregtare, administrative dhe civile në pergjithesi dhe jo sipas shortit elektronik, që ishte deri më tani.
“Kompania CEZ ka filluar më 17 janar dhe janë rreth 1575 urdhëra ekzekutimi. Për të evituar këtë fluks, sigurisht që Gjykata e Tiranës ka marrë masat e saj dhe tashmë urdhërat e ekzekutimit i kalojnë me shortin elektronik të gjithë gjyqtarëve të të gjithë seksioneve. Ndërkohë që fillimisht urdhërat e ekzekutimit shqyrtoheshin vetëm nga magjistratët apo gjyqtarët civilistë”, thotë zëdhënësja e Gjykatës, Bujana Tançica.
Mesatarisht çdo dite ne kete zyre regjistrohen mbi 100 padi ku kompania CEZ, bankat , Ujesjellesi dhe institucionet vene ne levizje gjykaten qe te detyroje qytetaret debitore te paguajne faturat e papaguara apo kredite.
“CEZ ka sjellë pothuajse gjysmën e padive të kërkesave të urdhërave të ekzekutimit, ndërkohë që bankat janë për mosshlyerje të debitorëve, tashmë është futur edhe Ujësjellësi përsëri me mospagim faturash e po ashtu janë edhe kompanitë celulare”, thotë Tançica.
Statistikat zyrtare te Gjykates tregojne se ka nje tendence ne rritje te padive drejtuar gjykates per shlyerje te faturave. Per dymujorin e pare te 2010, siç tregojne statistikat zyrtare te Gjykates, jane regjistruar ne gjykate 723 çeshtje te tilla, per 2011, 1093 padi dhe për dy muajt e parë të këtij viti 3489 kërkesa për urdhëra ekzekutimi.
Top Channel