Bronzi është pasqyra e fytyrës, ndërsa vera, ajo e mendjes. E mendonte kështu Eskili në antikitet. Po sot, kur vera ofrohet në cilësi të jashtëzakonshme, sa të shkëlqyera mund të jenë mendjet që e prodhojnë?
Një ndër ta është Angelo Gaja, një nga prodhuesit e verërave më të mira si Barbaresco, Barolo e Camarcanda. Ai u ftua në Tiranë nga Organizata Shqiptare e Somelierisë për një takim me të apasionuar dhe ekspertë në fushë.
Top Channel: Është një histori dashurie, pasioni, suksesi dhe prodhimi të shkëlqyer. Si nisi dhe si u zhvillua. Fillesat janë në 1859 apo jo?
Angelo Gaja: Në 1859 ishte stërgjyshi im që ngriti ndërmarrjen.
Top Channel: Giovanni Gaja?
Gaja: Giovanni Gaja. Vazhdoi më pas me gjyshin tim, i cili diti ta cojë përpara. Ishte dhe dhe gjyshja ime, një prezencë e fortë, e cila ishte një injeksion vullneti dhe ambicjeje për të realizuar cilësinë. Ajo jo vetëm influencoi të shoqin, por edhe tim atë. Giovanni Gaja ishte artizani me i kompletuar që ka pasur rajoni i Piemontes. Unë pata fatin të ndiqja shkollën e tij.
Top Channel: Dicka më personale rreth raportit me familjarët tuaj në lidhje me cka ju kanë transmetuar për verën?
Gaja: Kur isha në fillore, mamaja ime më conte tek gjyshja pak para se të fillonte shkolla, në mënyrë që ajo të më kontrollonte ecurinë, pasi ishte mësuese. Gjyshja ishte shumë e rreptë. Një ditë, ndërkohë që bëja detyrat, ndiej prezencën e saj pas meje. Papritur më pyet se c’doja që të bëhesha në të ardhmen. Isha fare i vogël dhe nuk e kisha idenë. Pata mirësinë të mos përgjigjesha. Atëhere ajo më thotë: ke lindur me fat, sepse nëse do të vazhdosh aktivitetin e gjyshërve të tu, mund të kesh një punë që do të të mbushë jetën, do të të japë kënaqësi dhe jo vetëm. Do të paguhesh me tre monedha. Në para, për te cuar përpara aktivitetin familjar. Do të shpagohesh në shpresë dhe këtë e kuptova më vonë kur u rrita cdo të thoshte, të shpresoje që të bëje një projekt të mirë, verëra të mira, të priteshe mirë nga njerëzit. Dhe e treta, të shpagohesh me pak lavdi. Ajo e dinte që une dua të bie në sy. Më thonë se kur isha 6 vjec, ishim ulur si gjithmonë të gjithë bashkë për të ngrënë. Shikoja tim atë që shoqëronte ushqimin me Barbaresco. Kërkova të pija dhe unë. Im atë më dha një gotë të vogël, e afrova pranë hundës dhe nuk pata asnjë reagim. Ndërsa kur e piva, bëra një shprehi fytyre të keqe. E imagjinoja si dicka të ngjashme me qumështin dhe teksa shijoja verën që m’u duk e keqe, e lashë.
Top Channel: Pra impakti i parë me verën, totalisht negative?
Gaja: Negativ. Tërësisht negativ. Im atë filloi të ma jepte dalëngadalë. Fëmijëve nuk u jepet kurrë e holluar me ujë vera, i prish shijen. Nga me lugë e gotë të vogla, 14 vjec fillova ta pija. Fillova të kuptoj se vera shoqërohej në mënyrë perfekte me ushqimin. Psh. ime më ma jepte me biftek. Nëse nuk haja biftekun, s’do të haja pastaj patatet e skuqura për të cilat cmendesha.
Top Channel: Si të gjithë fëmijët.
Gaja: Atëherë kuptova që vera me biftekun dhe patatet funksiononte për mrekulli, por dhe me ushqime të tjera. Më pyesin shpesh cila është vera që preferoj. Nebbiolo më pelqen më shumë. Aty gjej rikonfirmimet, rrënjët. Po besoj kështu e kanë edhe ata të Chiantit që pinë Chianti etj.
Top Channel: Pra është cështje rrënjësh.
Gaja: Po! Është cështje rrënjësh. Prodhuesi nuk është kurrë ekspert.
Top Channel: Ju kanë konsideruar si modernist në një vend tradicional. Si ju duket kjo?
Gaja: Jo, jo! Kemi patur gjithmonë shume respekt për traditën. Është e vërtetë që kemi sjellë dhe risi, por besojmë thellësisht tek Nebbiolo. Në mesazhin unik që ka kjo verë. Nuk duam të bëjmë një verë që t’i pëlqejë të gjithëve, edhe sepse nuk është e mundur. Duhet të jesh i aftë t’ua japësh atyre që i pëlqen dhe t’i ndihmosh këta njerëz që ta kuptojnë duke rrëfyer.
Top Channel: Pra një verë e mirë duhet të ofrojë?
Gaja: Duhet të ofrojë emocione, një surprizë, dicka që normalisht njeriu nuk e njeh, por që kapet dhe kjo surprizë dhe emocion e bën më pas që ta pijë atë. Nëse ne jemi të aftë që ta bëjmë që t’i afrohet verës, duke e rrëfyer atë dhe mbase me rrëfimin, njeriut që e pi i kujtohet dicka, mbase do të afrohet më shumë me verën dhe edhe nëse nuk apasionohet me të, ndoshta do të mësojë ta vlerësojë.
Top Channel