Tërmet në Filipinë, dhjetëra viktima

06/02/2012 15:20

Të paktën 43 përsona kanë vdekur, pasi një tërmet me magnitudë 6.7 sipas shkallës rihter goditi Filipinën qëndore mëngjesin e së hënës.

Dhjetëra persona janë deklaruar të zhdukur, ndërsa disa blloqe banimesh janë shembur. Tërmeti ndodhi 70 kilometra në veri të qytetit Dumaguete, në ishullin e Negros, ndërsa kishte një thellësi prej 20 kilometrash.

Një seri tërmetesh pasuese janë ndierë, midis të cilëve edhe një lëkundje prej 6,2 sipas shkallës rihter, duke vendosur vendin në alarm nga mundësia e tsunameve.

Tërmeti ka shkaktuar panik në të gjithë rajonin, duke ndërprerë transportet dhe shumë shërbime të tjera qytetare.

Top Channel