Palestinë, protesta ndaj Ban Ki-moon

02/02/2012 16:55

Dhjetëra palestinezë të irrituar zhvilluan një protestë të dhunshme, ndërsa kryetari i Organizatës së Bashkuara, Ban Ki-moon, kaloi në Gaza në rrugën e tij drejt Izraelit.

Shumë prej demonstruesve ishin të afërm të të burgosurve palestinezë që mbahen në burgjet izraelite dhe ata shprehën në këtë formë zemërimin e tyre pas refuzimit nga ana e Ki-moon për t’u takuar me një përfaqësi palestineze, për të diskutuar çështjen e të burgosurve.

Disa prej protestuesve qëlluan me këpucë kalvarin e makinave që shoqëronte Ki-moon, një prej veprimeve më ofenduese në kulturën muslimane, ndërsa të tjerë kënduan në korre “mjaft mbështetjes për Izraelin”.

Kryetari i OKB-së do të vizitojë Tel Avivin në përpjekje për t’i dhënë një stimul rinisjes së bisedimeve të paqes, të ngecura që prej vitit 2010, për shkak të çështjes së vendbanimeve me kolonë hebrenj, në territoret palestineze.

Pavarësisht se qindra të burgosur u liruan si pjesë e marrëveshjes së lirimit të një ushtari hebre të mbajtur peng nga Hamasi, llogaritet se 4 mijë palestinezë vazhdojnë të vuajnë dënimin në burgjet izraelite.

Top Channel