Korcë, fermerët hedhin qepët

26/01/2012 00:00

Ripërsëritet për të disatin vit hedhja e produkteve të kultivuara prej fermerëve, si pasojë e mungesës së tregut.

Me qindra tonelata qepë të prodhuara këtë vit nga fermerët janë duke përfunduar në kanal, si pasojë e prishjes dhe kalbëzimit të tyre. Zona e Mirasit e njohur per kultivimin e qepes tashme eshte vendosur perballe se njejtes histori qe nuk gjen zgjidhje. Shkak duket se eshte bere jo vetem mungesa e tregut por edhe konkurenca si pasoje e futjes ne vend te mallrave nga vendet e tjera, e cila ul interesin e tregtareve te shumices.

Sipas pjeses me te madhe te fermereve, ata rrezikojne te falimentojne pasi pas rreth nje muaji do te detyrohen t’i hedhin tonelata te tera me qepe.

Fermeret perjashtojne mundesine qe çmimi te jete nje faktor qe sjell mbetjen stok te qepeve, pasi sipas tyre, ata e tregetojne nga 25-28 leke per kilogramë, por insistojne se askush nuk tregon interes per te blere ate qe ata kane prodhuar.

Top Channel