Alarmohen bizneset në Durrës/ Turizmi dhe fasonët kundër paketës fiskale: E rrezikshme, humbëm 20 mijë vende pune

01/11/2026 15:50

Miratimi nga qeveria i paketës fiskale për vitin 2027 ka shtuar shqetësimet e bizneseve edhe në Durrës.

Përfaqësues të sektorit të turizmit dhe industrisë fason shprehen se kjo paketë do të ndikojë negativisht në aktivitetin e tyre dhe ekonomi.

Përtej politikave fiskale, një tjetër shqetësim i përbashkët për të dy sektorët mbetet kursi i këmbimit.

Rënia e euros prej kohësh ushtron presion mbi bizneset, megjithëse ndikimi ndryshon sipas mënyrës se si secili sektor siguron të ardhurat dhe përballon shpenzimet.

 Për industrinë fason, sfidat lidhen edhe me konkurrencën në tregjet e huaja dhe pritshmëritë për mbështetje fiskale. Kreu i ProEksport Albania ngre shqetësimin për ndikimin e këtyre zhvillimeve në të ardhmen e bizneseve dhe të punësimit.

Përfaqësuesit e të dy sektorëve kërkojnë dialog me institucionet dhe masa që të marrin në konsideratë vështirësitë me të cilat po përballen bizneset.

Top Channel