Fjalimi, Obama kërkon drejtësi ekonomike

25/01/2012 04:55

Presidenti amerikan, Barak Obama bazoi rizgjedhjen e tij në postin më të lartë amerikan, kur sulmoi pabarazinë e të ardhurave në fjalimin e tij të tretë në State of Union.

Z. Obama theksoi rëndësinë e një ekonomie që punon për të gjithë, në një fjalim televiziv kombëtar në Kongres.

Fjalimi theksoi një rinovim të taksave më të larta për të pasurit, një pikë ku republikanët kundërshtojnë fort.

Ekonomia amerikane është në përmirësim, por papunësia mbetet e lartë në 8,5%.

State of the Union, është një nga ngjarjet më të ndjekura në politikë, në SHBA.  Tradicionalisht ajo përfshin parashikimet e Shtëpisë së Bardhë për politikën e vitit të ardhshëm.

Fjalimi i presidentit Obama, në Dhomën e Përfaqësuesve, që dominohet nga Republikanët, ishte me një sy nga zgjedhjet presidenciale të nëntorit, ku ai do të kërkojë një tjetër mandat katër vjeçar në detyrë.

Top Channel