Irani kërcënon me internetin, nëse pret kabllot nënujorë në Hormuz, pasoja të rënda edhe në Europë Pas paralajmërimeve të kryetares së Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, se bota mund të rrëshqasë në një krizë të ngjashme me Depresionin e Madh të viteve 30`, FMN konfirmon se ekonomia botërore ka hyrë në një zonë rreziku për shkak të rreziqeve nga Eurozona.
Edhe një herë tjetër, institucioni ndërkombetar uli projeksionet për rritjen e ekonomisë botërore, duke e llogaritur këtë herë rritjen globale në 3.25% nga 4 % që ishte më parë.
Për Eurozonën, parashikohet nje recesion i bute ne 2012-ten, me PBB-në që pritet të rrudhet me 0.5%. Vleresimet e rritjes jane reduktuar per te gjitha ekonomite e medha te zones se monedhes se perbashket, perfshire edhe motorin e fuqise ne rajon, Gjermanine.
Kriza e Eurozones duket se nuk do te kurseje as tregjet ne rritje siç jane ato te Europes Lindore dhe Azise. “Ndonese keto tregje”, thuhet ne deklaraten e FMN-se, “Kanë qenë mjaft elastike ndaj goditjeve ne ekonomite madhore vitin e kaluar, treguesit e fundit jane dobesuar ndjeshem dhe klima e pergjithshme e biznesit, eshte perkeqesuar”.
Per fondin, sfida me e ngutshme e Europes tani eshte rikthimi i besimit dhe fundi i krizes se Eurozones. Sa per ekonomite boterore, atyre u lipset politika bindese e konsekuente veprimi per te permiresuar mjedin financiar.
Te henen, shefja e FMN-se, Lagarde paralajmeroi per nje kolaps ekonomik te ngjashem me ate te viteve 1930-te, nje situate nga e cila e gjithe bota eshte e rrezikuar nese nuk do te veprohet per zgjidhjen e krizes ne zonen e euros.
Top Channel