Rama: Nuk pati rebelim, po forcojmë strukturat

23/01/2012 00:00

Duke iu referuar procesit të rishpërndarjes së anëtarëve të Asamblesë
dhe kryesisë, si të deleguar të Partisë në zona të ndryshme nga ato ku
janë zgjedhur deputetë, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka hedhur
poshtë egzistencën apo krijimit e një situatë të tensionuar për këtë
shkak në seline rozë.

Zoti Rama, permes nje shkrimi te publikuar ne blogun e tij, ka hedhur poshte manipulimet qe sipas tij i kane bere media te caktuara ketij procesi. Sipas liderit te opozites, anetaret e kryesise se re kane levizuar nga zonat e tyre per t’i dhene nje shtyse dhe energji te re pozitive punes se perbashket ne çdo zone.

Me tej kryesocialisti thekson ne shkrim, se nuk ka patur asnje rebelim ne kuptimin e keq te fjales nga perfaqesues vendore a grup deputetesh ne Asamble, por vetem opinione te shprehura lirisht ne diskutim te brendshem. ‘E si gjithmone, – vijon me tej zoti Rama – ne fund te diskutimeve jane marre edhe vendimet perkatese, pa asnje cenim te frymes demokratike e te angazhimit te gjithesecilit per te miren e punes se perbashket”.

Nje tjeter pike ku kryetari i Partise Socialiste eshte ndalur eshte edhe i shume trumbetuari mediatikisht, si rikthimi ne PS-së i Fatos Nanos. “Edhe ne kete rast,- sqaron zoti Rama, – ky vendim ka lidhje me faktin se Fatos Nano, Servet Pellumbi, Rexhep Mejdani dhe Ylli Bufi si anëtare te perhershem te Asamblese Kombetare i jane nenshtruar gjithmone procesit te delegimeve ne bazen e partise. Pra de jure – thekson Edi Rama,- Fatos Nanon as e ka larguar njeri me pare dhe rrjedhimisht as e ka rikthyer njeri dje”. “Distancimi i tij, – pohon kryesocialisti, – eshte nje zgjedhje personale qe s’ka te beje gjekundi me mbledhjen e Asamblese”.

Manipulimi i se vertetes ne mbledhjen e Asamblese Kombetare eshte nje skeme e perdorur, sipas tij, nga pushteti qe kerkon te krijoje perplasje te paqena brenda selise roze. E kjo sipas zotit Rama behet duke krijuar genjeshtra qe hedhin balte mbi Partine Socialiste, e qe synojne t’i japin njerezve nje realitet te paqene.

Me ndarjen e re, Partia Socialiste ka hapur zyrtarisht procesin e riorganizimit te strukturave te saj. Disa nga ndryshimet qe bien me shume ne sy jane ato te Ben Blushit qe nga Korça do te jete i deleguar ne Elbasan, Erjon Braçe dhe Ilir Beqaj ne Korce, Namik Dokle ne Berat, Valentina Leskaj ne Vlore, Arben Malaj dhe Besnik Bare ne Kukes, Ndre Legisi, Arta Dade dhe Saimir Tahiri ne Tirane, Gjermeni ne durres, Majko e Shkelqim Cani ne Diber, Kodheli e Bushati ne Shkoder.

Top Channel