“Zgjidhni midis Megan Fox e Mike Tyson”

23/01/2012 17:25

Nëse një jetë e vetmuar me Megan Fox në një ishull të braktisur nuk është në gjendje të motivojë të rinjtë që të mësojnë një gjuhë të huaj, me shumë mundësi, asgjë tjetër nuk do t’i bëjë që të përkushtohen në mësime.

Një shkollë gjuhësh në Brazili, pati një ide gjeniale dhe pajtoi aktoren amerikane në një spot tërheqës publicitar.

Pas një aksidenti ajror, një grup të rinjsh notojnë deri në bregun e një ishulli të vetmuar, ku jeton Megan dhe disa dhjetëra klone të saj.

Të rinjtë tentojnë të hyjnë në komunikim në gjuhën portugeze, por Megan Foxat nuk arrijnë t’i kuptojnë. Si ndëshkim, “Perëndesha” i dërgon ata në një ishull fqinj, në të cilin jeton i vetëm Mike Tyson, i cili u drejtohet të rinjve në gjuhën portugeze.

Pa dyshim, shkolla e gjuhëve të huaj nuk mund t’u jepte shikuesve të publicitetit një arsye më të fortë për t’iu kushtuar anglishtes.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA