Jemen, tërhiqet presidenti Saleh

22/01/2012 19:38

Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara ku do t’i nënshtrohet një vizite mjekësore, megjithëse nuk ka konfirmuar ende se kur do të largohet.

Ai e bëri deklaratën në një “fjalim lamtumire” një ditë pasi deputetët aprovuan ligjin për imunitetin e tij.

Ligji ishte pjesë e marrëveshjes, sipas së cilës, presidenti Saleh hiqte dorë dhe largohej nga Jemeni.

Të dielën, në kryeqytetin Sana, u shënuan protesta kundër ligjit të imunitetit sepse protestuesit kërkojnë gjykimin e Saleh për shkeljet e kryera prej tij.

Top Channel