Zgjedhjet republikane, Gingrich favorit

21/01/2012 08:45

Pak orë para hapjes së zgjedhjeve republikane në Karolinën e Jugut, kandidati presidencial, Ne?t Gingrich është favoriti kryesor.

Kjo sipas sondazheve të fundit të organizuara dhe të publikuara në SHBA.

Sipas sondazheve, Gingrich ka marrë 37 përqind të mbështetjes së republikanëve duke lënë pas Mitt Romney me 28m përqind, Rick Santorum me 16 përqind dhe Ron Paul me 14 përqind.

Rezultatet e sondazhit tregojnë “rënien e lirë” që ka pësuar, kandidati i parë nga të gjithë si favorit, të paktën deri më tani, Mitt Romney. Ai ka humbur 15 përqind të mbështetësve të tij, brenda shtatë ditëve.

Megjithatë duhen pritur rezultatet përfundimtare të votimit në Karolinën e Jugut për të parë, nëse do të jetë Gingrich fitues apo Romney.

Zgjedhjet republikane në Karolinën e Jugut për nxjerrjen e kandidatit që do të sfidojë Barack Obama në garën për president të Shteteve të Bashkuara zhvillohen ditën e shtunë.

Top Channel