Finlanda shkon në zgjedhje

21/01/2012 21:20

Në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale që mbahen të dielën në Finlandë, tema që ka dominuar fushatat elektorale ka qenë roli i Vendit në Evropë.

Sondazhet e fundit nxjerrin në krye me 32 për qind të preferencave kandidatin e Kolicionit Kombëtar, Sauli Niinistro, mbështetës i flaktë i monedhës së përbashkët.

Pas tij, me 13 për qind të preferencave, vjen i gjelbëri Pekka Haavisto, një tjetër kandidat pro-evropian dhe kandidati i parë që ka deklaruar hapur prirjet homoseksuale.

Në fund, sipas raportimeve të agjencive finlandeze të lajmeve, renditet nacionalisti dhe euroskeptiku Timo Soini, me 6 për qind të preferencave.

Finlanda është një nga shtetet skandinave me ekonominë më të rëndësishme në Evropë, por kriza financiare ka prekur prej kohësh vendin, duke vënë në dyshim mbajtjen e euros dhe qëndrimin në BE.

Në procesin elektoral të së dielës do të votojnë mbi pesë milionë banorë me të drejtë vote, nga rreth 5.4 milionë që ka gjithësej Finlanda.

Top Channel