SHBA, sulm informatik institucioneve

20/01/2012 17:25

Disa hakersa kanë sulmuar rrjetet e qeverisë amerikane dhe organizatat për të drejtat e autorit pas fikjes së faqes së internetit Megaupload.

Departamenti i Drejtësisë, FBI-ja dhe Motion Picture Association of America janë mes shumë web site-ve të cilat janë bllokuar nga mbingarkimi i trafikut të internetit.

Në rrjet janë përhapur shumë linqe, të cilat nëse klikohen e kthejnë kompjuterin në viktimë të sulmit. Një deklaratë për shtyp e grupit Anonymous mori përsipër përgjegjësinë.

Departamenti i Drejtësisë njoftoi të enjten se kishte ndërmarrë një aksion që kishte detyruar faqen Megaupload të fikej dhe kishte akuzuar themeluesit e kompanisë dhe punonjës të saj për shkeje të ligjeve kundër piraterisë.

Katër nga punonjësit janë arrestuar në Okland të Zelandës së Re, me kërkesë të autoriteteve amerikane. Gjithashtu, policia konfiskoi para të thata, makina luksoze dhe një armë zjarri të tipit “shotgun”, e gjetur në rezidencën e themeluesit gjerman të web site-it, Kim Dotcom, i njohur më parë si Kim Schmitz.

Ata u shfaqën në gjykatë të premten. Një nga avokatët e tyre fillimisht kundërshtoi kërkesat e mediave për të bërë fotografi, por të akuzuarit thanë se nuk e kishin problem këtë gjë, pasi “nuk kishin asgjë për të fshehur”.

Faqja e tyre me bazë në Hong Kong kishte rreth 150 milionë përdorues dhe 50 milionë vizita në ditë. Gjithashtu, faqja kishte marrë miratimin e disa prej yjeve të shoëbiz-it, si Kim Kardashian, Alicia Keys dhe Kanye Ëest, duke u bërë një prej faqeve me profilin më të lartë.

Top Channel