2011-ta, u rrit numri i vrasjeve

19/01/2012 20:00

Numri i vrasjeve për vitin 2011 arriti në shifrën më të lartë në shtatë vitet e fundit, duke ardhur në progres të vazhdueshëm që nga viti 2006.

124 vrasje u regjistruan gjatë vitit të kaluar, nga të cilat 106 prej tyre ose 85% janë zbuluar tashmë.

”Janë realizuar 124 vrasje dhe janë zbuluar 106, çka shënon një rritje prej 3% e shkallës së zbulueshmërisë së policisë në krahasim me një vit më parë. Midis vrasjeve të zbuluara, 70 kanë qenë për motive të dobëta, 13 për arsye pasurore, 5 raste gjakmarrje, 5 raste hakmarrje dhe pjesë tjetër për arsye të tjera”, u shpreh Burgaj.

Por, për herë të parë në dhjetë vitet e fundit, Shqipëria regjistroi një numër në ulje të aksidenteve me pasojë vdekjen. Statistikat e bera publike në analizën vjetore të policisë së shtetit tregojnë për 30 të vdekur më pak.

”Për vitin 2011, evidentohet rritja aksidentit me 312 raste më shumë, por njëkohësisht, rastet me pasojë vdekje janë reduktuar në 30 persona më parë në krahasim me 2010-n”.

Përsa i perket veprave të korrupsionit, sipas policise u evidentuan 59 raste me 134 zyrtare të proceduar penalisht, prej të cilëve 64 të arrestuar dhe 70 hetuar në gjendje te lirë.

Top Channel