Hetimet e 21 janarit, mbërrin FBI!

18/01/2012 19:45

Pa kaluar 48 orë nga deklarata e kryeprokurores Ina Rama, në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme ka mbërritur përgjigjia e FBI-së për gjithcka që nevojitet për hetimet e prokurorisë.

Por jo vetëm kaq. Edhe një deklaratë e fortë mbështetëse e ambasadorëve më të rëndësishëm në vend. Disa muaj pas kërkesës zyrtare, Ina Rama duket se ka marrë atë që priste, përgjigjen e FBI me të gjitha detajet në funksion të hetimeve për 21 janarin, për ekspertizën balistike të 14 gëzhojave dhe për atë që konsiderohet si një tjetër cështje kyce, dyshimet për ndërhyrjet në serverin e kryeministrisë.

Lajmi konfirmohet për Top Channel nga burime të besuseshme pranë organit qendror të akuzës, të cilat thanë se përgjigjet kanë mbërritur dhe se materiali tashmë po përkthehet.

Burimet u treguan tepër të rezervuara për të treguar detaje të tjera për përmbajtjen, sidomos për serverin ka regjistruar pamje filmike përreth kryeminstrisë ditën e demontstratës së 21 janarit, ku 4 persona mbetën të vrarë e dhjetra të tjerë të lënduar.

Ditët në vijim duket se do të jenë vendimtare për hetimet dhe do t’i japin një kthesë të fortë hetimeve lidhur me dyshimet për gjithcka, për ato që lidhen me urdhërat e dhënë, për dyshimet e tjera për ndërhyrje në server me fshirjen e pamjeve dhe nëse po, a ja kanë dalë ekspertët amerikanë të gjurmojnë dhe t’i rikthejnë këto pamje.

Burimet konfirmuan se tashmë kjo përgjigjje është tepër vendimtare dhe së shpejti mund të ketë veprime të rëndësishme në funksion të hetimeve, vecanërisht për vrasjet ende të pazbardhura, atë të Faik Myrtos, Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. I vemti i arrestuar për një vrasje, atë të Ziver Veizit është gardisti Agim Llupo.

Ndërkohë që nëse për serverin e kryeministrisë, në qoftë se amerikanët kanë vërtetuar dyshimet e hetuesve shqiptarë se pamjet filmike të kryeministrisë janë fshire duke dëmtuar kështu provat e vendngjarjes së 21 janarit, pritet që të ketë të pandehur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA