Ashtu si në çdo ceremoni të rëndësishme të Hollivudit, të gjitha të ftuarat në mbrëmjen e “Golden Globe” e dinin që veshja e tyre do të studiohej imtësisht.
Ndarja e çmimeve prestigjioze kinematografike mblodhi disa prej yjeve më të mëdha të ekranit, por ishte Salma Hayek ajo që u vlerësua nga kritika për fustanit më “të guximshëm” të mbrëmjes, një veshje e vlerësuar pasi nxirrte në pah linjat e saj fine me shumë klas.
Dy fustanë të tjerë shumë të vlerësuar për guximin e tepruar ishte ajo e yllit të “Bridesmaids”, Wendi McLendon-Covey, një fustan i gjatë klasik me ngjyrë jeshile dhe ai i modeles Erin Wasson, e cila evidentoi shumë prej formave të saj të lakmueshme.
Ndryshe nga modelja, e cila i la shumë pak vend imagjinatës, Theron apo Kardashian u paraqitën në tapetin e kuq me veshje seksi, por shumë më “të përmbajtura”.
Top Channel