“Ngrin” konsensusi për ligjet

12/01/2012 00:00

Dy muaj pas arritjes së marrëveshjes për reformen zgjedhore, reformen e
rregullores dhe miratimin e ligjeve me 3/5, konsensusi mes demokratëve
dhe socialistëve ka ngrirë.

Konferenca e Kryetareve, ku u arrit dhe marreveshja, nuk ka mundur te miratoje me konsensus kalendarin e punimeve te parlamentit, pasi ne kete kalendar ishte perfshire rishqyrtimi ne komisioneve e disa ndryshimeve ne ligjet qe kerkojne 3/5 e votave, ne Kodin Civil, Kodin Penal dhe ligji per Gjykaten Administrative.

Pika e parë e marrëveshjes së 14 nentorit kërkonte që “Projektligjet me shumicë të cilësuar, të kalojnë për rishqyrtim dhe miratim në Kuvend në grupe, me kalendarë trejavore, sipas miratimit të Konferencës së Kryetarëve dhe në përputhje me Rregulloren e Kuvendit”.Por socialistet nuk kane pranuar qe keto projektligje te perfshihen ne kalendarin e punimeve te Kuvendit.

Mbledhja eshte zhvilluar me dyer te mbyllura, megjithate mesohet se kryetari i deputeteve socialiste, Gramoz Ruci ka kerkuar qe keto projektligje te hiqen nga kalendari, me argumentin se opozita kerkon me shume kohe. Ne nje njoftim zyrtar Kuvendi i Shqiperise thote se “kjo kerkese u percoll me shqetesim dhe se qendrimi i Partise Socialiste rrezikon seriozisht zbatimin në kohë të marrëveshjes së 14 nëntorit 2011”. Pas miratimit pa konsusus te kalendarit, zoti Ruci nuk dha asnje detaj per kete qendrim te papritur, ndersa demokratet shprehen shqetesimin e tyre per terheqjen e socialisteve nga marreveshja per rishqyrtimin dhe miratimin e ligjeve me shumice te cilesuar deri ne mars.

“Zoti Ruci kërkoi në Konferencë heqjen nga kalendari të ligjeve me tre të pestat. Për ne përbën shqetësim sepse në bazë të marrëveshjes që është realizuar më 14 nëntor është kërkuar që këto kode te kalojnë”, thotë deputeti demokrat Edi Paloka.

Njoftimi zyrtar i Kuvendit thote se “me shumicë votash, Konferenca vendosi që projektligjet me shumice te cilesuar të mbeten në kalendar dhe të fillohet nga puna në komision për shqyrtimin e tyre, në përputhje marrëveshjen e arritur 2 muaj me pare”. Te henen parlamenti mblidhet ne seancen e pare per kete vit dhe atje do te vendoset me vote ky kalendar pa konsensus. Të hënën do të behet me e qarte nese marrëveshja eshte vetem e ngrire apo ka deshtuar.

PS: Nuk refuzuam ligjet me 3/5; të respektohen afatet

Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me deklaratën për shtyp të shpërndarë nga Kryesia e Kuvendit duke përgënjeshtruar lajmin se Kryetari i Grupit Kuvendor socialist ka refuzuar nisjen e punës për projekt-ligjet që kërkojnë 3/5 e votave në parlament.

Sekretari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla sqaron në deklaratën e tij, në emër të Kryetarit të Grupit, se nuk është refuzuar nisja e punës për miratimin e këtyre ligjeve. Përkundrazi, thotë deputeti Balla, të gjitha këto projekt-ligje janë pjesë e punës së përditëshme të socialistëve në Komisionin e Ligjeve. Balla sqaron se përfaqësuesit e PS-së në këtë komision po përgatisin qendrimin e tyre për cdo projekt-ligj që kërkon 3/5 sipas afateve të përcaktuara bashkarisht në marrëveshjen e arritur me Partinë Demokratike.

“Pikërisht këtë ka nënvizuar Kryetari i Grupit Socialist në Konferencën e Kryetarëve, duke kërkuar kohën e nevojshme për fillimin e punës në komision nga ana e përfaqësuesve tanë. Ngutja e palës tjetër dhe sidomos arbitrariteti në vendimmarrjen e Konferencës së Kryetarëve nuk e justifikojnë as qëllimin e përbashkët për ta mbyllur këtë proces në mars e as domosdoshmërinë që ky proces të jetë serioz, cilësor e transparent”, thuhet më tej në deklaratën e PS-së.

Socialistët kanë shprehur vullnetin e tyre politik për të përmbushur angazhimin ndaj vendit, ndaj qytetarëve e ndaj Bashkimit Europian dhe ka ftuar mazhorancën, e cila sipas tyre, është përfshirë në lojën e njohur mediatike të saj për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik nga dështimet e qeverisë. 

Top Channel