Diaz, ndërhyrje estetike në gjoks?

12/01/2012 00:00

Cameron Diaz përflitet se së fundmi ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale
në gjoks. Protagonistja e “Charlie’s Angels”, 39-vjeçarja Diaz është
shfaqur në plazhet e Hawaii-t ku po kalon disa ditë pushime me një gjoks
disi më të madh se më parë.

Flitet se aktorja ka vendosur silikon në një masë të vogël, duke bërë që karaharori i saj të duket më bukur se më parë.

“Unë besoj se Diaz ka rritur masën e gjoksit shumë pak”, thotë doktori plastik Anthony Youn, sipas të cilit ndërhyrja duhet të jetë bërë dy-tre javët e fundit. Ylli i Hollywood ka deklaruar se ka kryer ndërhyrje kirurgjikale në hundë në vitin 2010, pasi e kishte thyer atë katër herë. Diaz rrëfeu kohë më parë për “British Vogue” se nuk kishte ndërmend që të kryente operacione kirurgjikale.

Ajo pritet që të rikthehet në ekranin e madh me filmin “What To Expect When You’re Expecting”.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta