Cyrus shkëlqen përkrah të dashurit

12/01/2012 17:05

Një idhull për adoleshentët, Miley Cyrus, shkëlqeu përkrah të dashurit të saj, Liam Hemsworth, ndërsa ishte e pranishme në ndarjen e çmimeve të publikut, për personalitetet më të rëndësishme të vitit në “show-bizz”.

Këngëtarja dhe aktorja protagoniste në “Hannah Montana”, dukej jashtëzakonisht mirë me një fustan të verdhë, ndërsa spikaste me një varëse të thjeshtë dhe këpucët e saj klasike të kuqe.

Megjithatë, ajo që befasoi më shumë “kimia” që Cyrus dhe partneri i saj shfaqën përpara kamerave. Ata nuk u ndanë për asnjë sekondë nga njëri-tjetri, ndërsa dukeshin në një harmoni të plotë dhe thellësisht të dashuruar.

Më parë, adoleshentja ishte kritikuar ashpër në media, për shfaqjet e saj të guximshme në parqe publike dhe vende të tjera të hapura, ku ajo ishte fotografuar duke shkëmbyer gjeste intime me të dashurin e saj.

Sipas mediave, një idhull për të rinjtë, Cyrus nuk duhet të lejonte të shndërrohej në një shembull të tillë negativ.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA