Longoria dhe flirti i saj televiziv

11/01/2012 18:00

Eva Longoria shfaqi një tërheqje të pazakontë për bashkëshortin e saj në skenë, gjatë një interviste televizive ku ishin edhe protagonistët e tjerë të serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara”.

Aktorja dhe partneri i saj në serial, Antonio Chavira, u panë duke biseduar në mënyrë intime, duke shtrënguar duart dhe duke kryer gjeste të tjera “të tepruara”.

Çfarë është më shqetësuese për partnerin në jetën reale të 36-vjeçares, aktori Eduarto Cruz, dhjetë vjet më i vogël se ajo dhe i famshëm se është vëllai i Penelope Cruz, ishte se këto veprime u dukën tërësisht spontane dhe të pandikuara nga paneli i serialit.

Nga ana e saj, Eva dukej në një formë shumë të mirë fizike, e veshur me një fustan portokalli, por u kritikua dukshëm nga shtypi për një përzgjedhje pa klas të këpucëve.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel