10 arsyet për të dashur Kate Middleton

10/01/2012 00:00

Kate Middleton mbushi 30 vjeç. Dukesha e Cambridge-t, bashkëshortja e
princit William-it ishte personazhi kryesor i një feste të organizuar nga e
motra Pippa dhe kunati Harry. Të gjitha detajet e festës janë ‘Top
Secret’.

Deri 12 muaj më parë njerëzit nuk dinin shumë për Catherine Middleton-in, por sot në fakt ajo është një prej personazheve më popullorë në botë dhe është shumë e dashur për anglezët.Mediat italiane kanë mbledhur dhe kanë listuar 10 motivet se përse duhet kaq shumë Kate.

1. Eleganca

Nuk do të jetë një princeshë, e megjithatë Kate ka një sjellje dhe një elegancë të denjë për një mbretëreshë. Kjo është sigurisht pasojë e kurseve, leksioneve, rregullave dhe këshillave. Të gjitha këto i kanë shërbyer për ta transformuar në një grua shumë elegante.

2. Veshjet e zakonshme

Prej fillimit Kate nuk dukej një person që shpenzonte shumë për veshjet. Sigurisht që për mbrëmjet gala mendojnë stilistët më të famshëm për veshjet e saj, por sa i takon përditshmërisë, Kate ka ditur të jetë elegante pa shpenzuar shumë. Me pamjen e saj ajo ka frymëzuar gratë e thjeshta.

3. Buzëqeshja

Kate, në momentin që qesh i jep një dritë të jashtëzakonshme fytyrës së saj.

4.Kujtimet në garderobë

Edhe Kate ka veshjet e saj të futura në garderobe, të cilat i ruan me kujdes, sic është një fustan me të cilin ka sfiluar në vitin 2002, rast në të cilin thuhet se princi William u dashurua pas saj.

5. Vjehrra dhe gjyshja

Kate i pëlqen njerëzve sepse shkon mirë me dy gratë e Pallatit Mbretëror. Ajo është fotografuar duke buzëqeshur me Mbretëreshën, e cila njihet për karakterin e ashpër dhe me gruan e babait të William, Camilla Parker Bowles.

6. Kate di të përshtatet

Nuk dimë se si është në shtëpi, por në rastet zyrtare, Kate di si të sillet me të gjithë dhe të argëtohet me të pranishmit. Pikërisht kjo anë humane e Kate-t, e bën këtë të fundit që të jetë e dashur për njerëzit.

7. Motra Pippa

Edhe falë motrës, Kate është edhe më e dashur për njerëzit. Deri para një viti nuk dinim asgjë për Kate-n e jo më për Pippa-n. Por sot bota mbarë merret me jetën e Kate-t dhe të motrës së saj, madje kryesisht me të pasmet e motrës së saj.

8. Zevendesimi i Dianes

Duke frekuentuar dhe më pas duke u martuar me William-in, Kate ka arritur që të mbushë e zëvendësojë Lady D, princeshën e popullit, princeshën rebele. Deri më tani dukesha e Cambridge-t po ia del më së miri. Ajo ka stil, elegancë, shfaqje të pëlqyeshme në publik dhe ka bërë shume gjeste bujare. Të gjitha këto cilësi i ka patur edhe Diana.

9. Eshte martuar me një princ

Kate i pëlqen njerëzve edhe për këtë arsye. Ka realizuar ëndrrën e cdo vajze të vogël…është martuar me një princ.

10. Model per veshje

Nëse Kate-t i rrinë mirë corapet e holla dhe këpucët me takë të lartë, përse të tjerat nuk mund t’i mbajnë. Kështu shumë vajza dhe gra i kanë lënë pas mendimet se këto lloj veshjesh janë të vjetra…dhe kanë menduar të ‘kopjojnë’ Kate-n.

Top Channel