 Pas akuzave për abuzim me drogë, Sia fiton betejën për kujdestarinë e djalit. Gjykata rrëzon kërkesën e ish-bashkëshortit të saj
																		
					
					
					
						Pas akuzave për abuzim me drogë, Sia fiton betejën për kujdestarinë e djalit. Gjykata rrëzon kërkesën e ish-bashkëshortit të saj						 
								
			Modelja ruse, Irina Shayk, rikthehet të mrekullojë me linjat e saj të jashtëzakonshme, në lëshimin e një fushate të re publicitare për veshjet e brendshme.
E fotografuar në reklamën e firmës italiane “Intimissimi”, e dashura e Cristiano Ronaldos rikthehet të tregojë se përse është modelja më e kërkuar në botë për të brendshmet.
Gjatë dhjetorit, ajo gjithashtu realizoi dy fushata të tjera të suksesshme, ndërsa për shkak të impenjimeve në punë, nuk mundi t’i qëndronte pranë Ronaldos, në pushimet që ai kaloi i vetëm në Maldive.
Me fotografitë e reja, Shayk rikthehet në qendër të vëmendjes së shtypit rozë, vetëm një javë pasi në një intervistë u shpreh se nuk do të pranojë të pozojë kurrë për revista si “Playboy”.
Top Channel