Balotelli-Fico, momente të lumtura

09/01/2012 17:30

Mario Balotelli i shkoi pranë ndarjes me modelen Raffaella Fico një vit më parë, kur mediat përfolën lidhjen e tij me një tjetër, por duket se çifti është rikthyer të përjetojë ditë të lumtura.

Futbollisti 21-vjeçar dhe e dashura e tij dy vjet më e madhe u fotografuan në një ditë të zakonshme në disa anë të Mançesterit, qytetin që tashmë italiani e konsideron si shtëpinë e tij.

Ndonëse nuk u kapën përdore, Mario dhe Raffaella dukeshin shumë të afërt ndërsa bisedonin gjatë të gjithë kohës midis tyre.

Si rrallë herë ndodh me Balotellin, pasi përfundoi shëtitjen e tij në qytetin e Mançesterit, ai zgjodhi për të kaluar mbrëmjen me të dashurën e tij në banesë dhe jo nëpër klubet e natës që e kanë bërë të famshëm për një stil jete larg modelit të një futbollisti profesionist.

Ndërkohë, në një intervistë paralele, trajneri Roberto Mancini pranoi se është në dijeni të faktit që Balotelli është një duhanpirës dhe që pavarësisht kërkesës së tij dhe të klubit, nuk e ka lënë ende.

”Ai e di se çfarë mendoj unë dhe City. Nëse do të ishte djali im, do ta kisha rrahur, por nuk është fëmija im”.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel