Golden Globe, triumfojnë Clooney dhe Streep

08/01/2012 08:45

Në mbrëmjen e së dielës është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve Golden Globe, në hotelin Beverly Hilton, në Los Angeles (SHBA) dhe protagonistët e mbrëmjes ishin aktorët George Clooney dhe Meryl Streep.

Clonney ka marrë çmimin e aktorit më të mirë të vitit për rolin e tij si bashkëshort dhe prind në filmin “The Descendants”, ndërsa Meryl Streep fitoi Golden Globe si aktorja më e mirë për interpretimin e Margaret Thatcher në filmin e dedikuar për kryeministren e vetme femër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Ky është çmimi i tetë Golden Globe në karrierën e aktores amerikane.

Martin Scorsese është shpallur regjizori më i mirë për filmin “Hugo Cabret”, ndërsa Morgan Freeman është nderuar me çmimin special Cecil B. De Mille. Për të dy këta personazhe të shquar të botës kinematografike publike u ngrit në këmbë për t’i duartrokitur.

Woody Alllen ka fituar çmimin e skenarit më të mirë me filmin “Midnight in Paris” dhe si zakonisht nuk ishte i pranishëm në ceremoni.

Përsa i përket filmit më të mirë, çmimi u fitua nga “The Artist”, një film pa zë bardhë e zi me skenar dhe regji të Michel Hazanavic.

FOTO GALERI
2/11
Meryl Streep

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA